U konfliktuan me sende të forta dhe plagosën njëri-tjetrin, 4 të arrestuar në Tiranë

1 month ago 7
Reklamë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi janë përfshirë në një sherr dhe kanë plagosur njëri tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit L. A., 31 vjeç, Xh. A., 60 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89/25 i Kodit Penal, dhe shtetasit J. D., 28 vjeç, dhe G. D., 33 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89 dhe 278 e 25 të Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se në Babrru, për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve J. D., dhe G. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 fishekë arme. /vizionplus.tv

Read Entire Article