U mbytën në liqen/ Pas 46-vjeçarit, polumbarët nxjerrin edhe trupat e dy të rinjve

1 year ago 15
Reklamë

Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të dy trupave të tjerë, nga tragjedia me katër viktima në liqenin e Hidrocentralit në Banjën e Gramshit. Më herët, u gjet trupi i  babit, 46-vjeçari, Arben Zogu. Ky i fundit u fut në liqen për t’u larë së bashku me dy djemtë e tij dhe nipin.

Polumabrët e RENEA-s po punojnë për të gjetur dhe trupin e një nga të rinjve që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të premteje.

Viktimat janë identifikuar si, Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu si dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

Rrethanat e kësaj tragjedia nuk janë ende të qarta.

Read Entire Article