U plagos me thikë nga bashkëshorti, ndërron jetë pas një muaji Marjola Myrtollari

1 year ago 31
Reklamë

Ndërron jetë Marjola Myrtollari në spitalin “Nënë Tereza”, gruaja që u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj brenda shtëpisë ku ata jetonin. Prej datës 6 qershor, 38-vjeçarja po kurohej pas plagëve të shumta shkaktuar nga burri i saj, 46-vjeçari, Aleko Myrtollari, vetëm dy ditë pasi ky i fundit ishte kthyer nga emigracioni.

Burime pranë qendrës spitalore universitare bëjnë të ditur se Marjola Myrtollari ka ndërruar jetë mëngjesit e kësaj të shtune, megjithëse mjekët kanë bërë gjithçka për të mbajtur në jetë nënën e tre fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 qershor në një lagje periferike të Korçës, aty ky çifti jetonte me qira. Aleko Myrtollari u vetëdorëzua në polici dy ditë pasi kreu krimin pas negociatave të shumta me familjarët e tij.

Autori pas arrestimit nga uniformat blu në Korçë deklaroi para gjykatës se e goditi bashkëshorten e tij për shkak të xhelozisë dhe mos kujdesit për fëmijët gjatë kohës që ai ishte në emigracion.

Read Entire Article