U pre në kokë me gur fresibël teksa riparonte tamburet e makinës, humb jetën 56-vjeçari në Tiranë

2 weeks ago 44
Reklamë

Një 56-vjeçar është prerë në kokë me gur fresibël, teksa ka qenë duke riparuar tamburet e makinës.

Ngjarja e rëndë ku ka humbur jetën 56-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune rreth orën 07:40 minuta në rrugën “Siri Kodra”.

Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Read Entire Article