U puth nga trajneri/ Futbollistja Jennifer Hermoso: U ndjeva e sulmuar

1 year ago 17
Reklamë

Futbollistja e ekipit kombëtar të grave të Spanjës, Jennifer Hermoso, shprehet se u ndje e sulmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës Luis Rubiales, që e puthi pas finales së Kupës së Botës.

“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskilist, një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso.

Veprimi i Rubiales ka shkaktuar polemika të mëdha në Spanjë dhe më gjerë, si dhe thirrje për dorëheqjen e tij. Qeveria spanjolle ka nisur procedura ligjore ndaj 46-vjeçarit, ndërsa shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka nisur procedurë disiplinore ndaj tij.

Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqje përballë presionit nga politikanët, lojtarët, sindikatat dhe Federata Botërore e Futbollit pasi puthi futbollisten në buzë pas fitores së Spanjës kundër Anglisë në Kupën e Botës fundjavën e kaluar. Ai e përshkroi puthjen si një veprim “të lirë, të ndërsjellë dhe konsensual”.

Refuzimi për të dhënë dorëheqje dhe fjalimi i tij i zjarrtë në asamblenë urgjente të RFEF-së shkaktuan reagim të shpejtë nga politikanët.

“Ajo që kemi parë sot në asamblenë e federatës është e papranueshme”, shkroi zëvendëskryeministrja e dytë e Spanjës, Yolanda Diaz, në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter.

Këshilli i Lartë i Sportit i Spanjë tha në fillim të javës se do të merrte masa ndaj Rubialesit nëse federata e futbollit nuk do ta bënte këtë.

Spanja e mposhti Anglinë me rezultat 1:0 në finalen e Kupës së Botës, duke u bërë kampione botërore për herë të parë në botë.

Top Channel

Read Entire Article