U sekuestruan pas hetimeve për Oltion Bistrin/ Shoqëria “Arlis Ndërtim” kërkon të rimarrë 5 apartamente

2 days ago 27
Reklamë

Shoqëria “Arlis Ndërtim”, përmes mbrojtësit ligjor ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme rimarrjen e pronave të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për ish shefin e operacionales Oltion Bistri.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se bëhet fjalë për 5 apartamente në total, pasuri për të cilat, avokati thotë se janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK. Sipas shoqërisë “Arlis”, ish shefi i operacionales kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje bëri edhe pagesën për to, por pas disa kohësh kërkoi prishjen e kontratës, pretendon avokati.

Pasuritë u sekuestruan nga Struktura e Posaçme, përgjatë procedurës hetimore, ku rezultoi se pronat ishin pjesë e pasurisë se Bistrit.  Këtij te fundit iu sekuestruan apartamente dhe dyqane me vlere totale rreth 3.1 milionë euro, për llogari të hetimeve që po kryhen për dosjen “Metamorfoza”.

Seanca në Gjykatën e Posaçme për këtë çështje u shty në datë 1 tetor në orën 12.00, pas kërkesës se përfaqësuesve te kompanisë për t’u njohur me aktet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article