U shpall i pafajshëm, a do të rikthehet në ekran Kevin Spacey?

1 year ago 27
12:20 27/07/2023

Analistët thonë do të jetë i vështirë, por jo i pamundur rikthimi ne industrinë e filmit

Aktori Kevin Spacey nuk i mbajti lotët pasi u shpall i pafajshëm për akuzat  që rëndonin mbi të. Pas më shumë se 12 orësh diskutimi, juria e shpalli të pafajshëm aktorin amerikan fitues të çmimit Oskar nga nëntë akuzat për ngacmim seksual që dyshohej se ishin kryer midis viteve 2004 dhe 2013 gjatë kohës kur ai punonte në teatrin Old Vic të Londrës.

Akuzat i shkatërruan karrierën si aktor dhe mediat e huaja ngrenë pyetjen nëse pas vendimit të gjykatës Kevin Spacy do të rindërtojë karrierën në Hollivud?

“Industria e argëtimit, veçanërisht kompanitë e mëdha të cilat investojnë miliarda dollarë shohin gjithmonë edhe rreziqet. Patjetër që do të ketë një lloj paragjykimi nga të gjitha kompanitë e mëdha. Por nga ana tjetër do të ketë kompani të tjera që do të duan të rikthejnë Kevin Spacey në industrinë e filmit. Nuk kam një përgjigje përfundimtare, por jam i sigurt që Kevin Spacey dëshiron të kthehet në ekran për t’u treguar njerëzve se sa i talentuar është ai”.

Ylli i Hollivudit fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në vitin 2000 për “Bukuria amerikane” dhe aktori më i mirë në rol dytësor në vitin 1995 për  filmin tjetër “Të dyshuarit e zakonshëm”.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article