U vra në mbrojtje të vendit, Vjosa Osmani dekoron efektivin Afrim Bunjaku “Hero i Kosovës”, ua dorëzon dy djemve të tij

11 months ago 12
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri gjatë një sulmi terrorist.

Urdhrin e pranuan familja e policit gjatë një ceremonie që po mbahet në Prishtinë, ku po nderohet polici i vrarë.

“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.

Në mbledhjen komemorative janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë, ambasadorët e qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article