U vra nga ekuipazhi i “Blue Horinzont”, publikohet video tronditëse ku shihet trupi i pajetë i 36-vjeçarit grek

1 year ago 12
Reklamë

Një video tronditëse është publikuar nga mediat greke, ku shihet trupi i pajetë i 36-vjeçarit Antonis Karyotis, i cili u mbyt në portin Pireut në Greqi.

36-vjeçari që arriti me vonesë në anijen “Blue Horizon” dhe u përpoq të hynte brenda, u ndalua nga dy persona të ekuipazhit, të cilët po e shtynin atë të largohej. 36-vjeçari humbi ekuilibrin dhe ra në det. Në videon e regjistruar nga një pasagjer në një anije tjetër, dëgjohet një grua duke bërtitur “merre, shpëtoje” teksa 36-vjeçari qëndron në det.

Τραγικό!! Δεν υπαρχουν λόγια!! #bluehorizon #Πειραιάς #δολοφονια pic.twitter.com/CJNLnPxNNy

— Τραμπάκουλας ®️ official γκρί τίκ (@Trambakoulas2) September 6, 2023

Sekonda më vonë dhe ndërsa anija “Blue Horizon”vazhdon rrugën normale sikur të mos kishte ndodhur asgjë, trupi i pajetë i Antonis shihet duke lundruar në sipërfaqen e detit.

Fillimisht, stafi i anijes e fshehu ngjarjen, por çdo gjë u zbulua nga publikimi i një videoje të siguruar prej një biznesi aty pranë, ku duket qartë ngjarja.

Βίντεο σοκ: Το πλήρωμα έσπρωξε από το Blue Horizon στον θάνατο τον 36χρονο που σκοτώθηκε στο λιμάνι Πειραιά pic.twitter.com/FdzFTliZLg

— kakajason (@kakajason50) September 5, 2023

Roja bregdetare ndaloi nisjen e anijes dhe menjëherë arrestoi kapitenin dhe gjithë stafin e anijes, e cila ndodhej e ankoruar në portin e Pireut.

Kompania anijes njoftoi se do të ndërrojë stafin dhe anija do të niset sapo të përfundojnë deponimet e pasagjerëve që u bënë dëshmitarë të vrasjes së 36-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin.

Top Channel

Read Entire Article