U vra nga sulmi terrorit i një grupi serb në veri të Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje në nder të Afrim Bunjakut

11 months ago 8
Reklamë

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje në nder të efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmi terrorist i një grupi serb në Banjskë më 24 shtator.

Sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë edhe efektivi Bunjaku e ka dënuar politika shqiptare. Ndërkohë edhe komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë që seanca e sotme nuk parashikohet të miratojë ndonjë ligj, pasi është një seancë tërësisht e dedikuar zgjedhësve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article