U vuri flakën shkurreve duke rrezikuar shtëpitë përreth/ Lëndohet i moshuari, shoqërohet pronari i banesës në Durrës

1 year ago 84
Reklamë

Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, u ka vënë zjarrin disa shkurreve, I cili ka rrezikuar dhe banesat përreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article