U2 dhuron një super koncert në atraksionin më të ri në Las Vegas

11 months ago 17
Reklamë
10:33 02/10/2023

Ata performuan në strukturën sferike më të madhe në botë, fansat të surprizuar nga efektet e shumta vizuale

Fansat e grupit të njohur muzikor U2 u mrekulluan nga ambientet ku zhvilloi koncertin grupi i tyre i preferuar.

Ata performuan në të ashtuquajturën ‘Sfera’ në Las Vegas që është kthyer në atraksionin më të mirë për shumë aktivitete përfshirë edhe koncertet.

“Nuk ka shumë fjalë për të përshkruar atë që përjetuam. Në një moment, unë mendoj se të gjithë që ishin në publik u mahnitën. Ky është një nga vendet më të mira në botë për të parë një koncert.”

E cilësuar si “e ardhmja e argëtimit” kjo strukturë sferike është më e madhja në botë.

Për ndërtimin e saj janë investuar 2.2 miliardë dollarë ndërsa pjesa e jashtme e kësaj strukture është e mbuluar me mijëra drita LED.

Grupi legjendar i rock-ut, i cili ka fituar 22 çmime Grammy, performoi për dy orë brenda këtyre ambienteve.

“Ishte thjesht e mahnitshme. Dua të them, është koncerti i 11-të që unë ndjek dhe ata kurrë nuk ndalojnë së më surprizuari. Këtë herë, erdha me vajzat e mia. Përvoja brenda kësaj strukture ishte e jashtëzakonshme.”

Në mesin e të pranishmëve në koncert ishin edhe një sërë emrash të njohur si, Paul Mçartney, Jimmy Elizabeth Banks dhe Kate Hudson.

U2 do të luajë një seri prej 25 koncertesh në këtë atraksion që do të zgjasin deri më 16 Dhjetor.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article