Uashingtoni do të përdorë dronët për të trajtuar “zonat e prekura” nga mbishkrimet grafiti

5 months ago 26
Reklamë

Uashingtoni tashmë po përdor teknologjinë e dronëve për të ndihmuar në luftimin e zjarreve dhe operacioneve të ndryshme policore.

Por, bëhet e ditur se tash e tutje dronët do të përdoren edhe për të trajtuar vandalizmin e mbishkrimeve grafiti.

Guvernatori Jay Inslee ka nënshkruar projektligjin drejt operimit të një programi pilot që do të testojë teknologjinë e dronëve për të mbuluar mbishkrimet ekzistuese, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas WSDOT, vendi ka shpenzuar 1.4 milion dollarë (mbi 1.2 milion euro) për heqjen e grafiteve vetëm gjatë një periudhe dyvjeçare.

Madje, grafitet në tabelat e autostradave i kanë kushtuar shtetit midis 40 mijë dhe 50 mijë dollarë (mbi 40 mijë euro).

Ndryshe, projektligji kërkon edhe përdorimin e kamerave për të penguar dhe identifikuar autorët e grafiteve.

Fokusi i WSDOT do të jetë në mbishkrimet rreth Interstate 5, nga Tacoma në Seattle dhe në korridorin verior Spokane. /Telegrafi/

Read Entire Article