Udhëtonte me skuter, aksidentohet për vdekje 38-vjeçari në Itali

1 year ago 20
Reklamë

Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.

Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00. Mediat italiane raportojnë se viktima, i cili lëvizte me skuterin e tij, është përplasur me një makinë që i vinte përballë.

Ndërkohë, një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article