Ueda dhe Xhuliano, takim jashtë vilës së dashurisë

11 months ago 20
Reklamë
20:09 11/10/2023

Zhvillime interesante në “Love Island Albania”

Ditën e sotme Ueda dhe Xhuliano kanë zhvilluar takimin e tyre jashtë vilës së dashurisë në Love Island Albania.

Xhuliano duket i bindur që ia ka dalë mbanë t’i bëjë përshtypje të mirë Uedës, kjo e fundit vazhdon të jetë e pavendosur për zgjedhjen e saj.

Arlindi, i cili ka vetëm 72 orë afat për t’u bërë çift, takon sërish Uedën për ta siguruar për ndjenjat e tij.

Kjo është një ditë e ngarkuar me takime për Uedën e cila është në qendër të bisedave të ishullorëve.

Në anën tjetër, edhe Aleksandrosi takoi Uedën ku i kërkoi të falur për sjelljen e tij dhe përpiqet të mësojë nëse është akoma brenda interesit të ish-partneres së tij, por Ueda është e vendosur që të shkojë përpara.

Ndërkohë një lojë prish qetësinë e brishtë në vilë. Xhuliano mërzitet pasi disa prej ishullorëve e duan jashtë vilës. Ai shpreh pakënaqësinë e tij për Denisin edhe me ishullorët e tjerë.

Mërzitja mund të hidhet pas krahëve për sa kohë që vendimi i Uedës për partnerin e saj të ardhshëm rri midis Arlindit dhe Xhulianos.

Pikërisht këta të dy shprehen se e lënë të lirë Uedën që të vendosë me zemër. Cilin prej tyre do të zgjedhë ajo?

Mbetet për t’u parë nesër në 18:20 në Tv Klan.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article