Uellsianët shënojnë rekord botëror për distancën më të gjatë të tërheqjes me litar

6 months ago 10
Reklamë

Gjithsej 100 njerëz u mblodhën në Uells për të luajtur lojën tërheqje me litar duke formuar një rresht të gjatë 516.85 metra.

Fondacioni Coleg Sir Gar, Klubi i Fermerëve të Rinj të Uellsit, dhe Parku Vendor Pembrey, u bashkuan në plazhin Cefn Sidan për të tërhequr skajet e kundërta të një litari të gjatë.

Ekipet përbëheshin nga 50 persona dhe u udhëhoqën nga legjendat e rugbit të Uellsit, Scott Quinnell dhe Elinor Snowsill.

Ndeshjen e fitoi ekipi i Snowsill, dhe së bashku dy ekipet shënuan rekord të ri botëror Guiness për distancën më të gjatë të formuar nga njerëzit që tërheqin litarin. /Telegrafi/

Read Entire Article