Ulet numri i divorceve në Kosovë

1 year ago 28
Reklamë

Numri i çifteve që vendosin të ndërpresin marrëdhënien martesore ka pësuar rënie gjatë vit të kaluar në Kosovë.

Në vitin 2022, janë regjistruar 2 mijë e 88 shkurorëzime. Numri më i madh i divorceve është në Prizren  me 209 raste ose 10,0%. Në Gjakovë janë regjistruar 172 raste ose 8,2% dhe në Ferizaj 145 raste ose 6,9%.

Shumica e çifteve janë divorcuar pas 5-9 viteve martesë. Ndërsa 14.5 për qind e tyre janë ndarë pas 10-14 viteve martesë.

Në raportin për Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2022 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021 që ishin 2 mijë e 160. Megjithatë kjo është një rënie e lehtë, me 72 shkurorëzime diferencë.

“Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%”, thuhet në raport.

Mosha mesatare e personave të shkurorëzuar të regjistruar gjatë vitit 2022 ishte 29 vjeç.

Top Channel

Read Entire Article