Urdhër-arresti i INTERPOL, Ministri i jashtëm serb: Ekstradimi i Radojçiçit në Kosovë, i pamundur

9 months ago 5
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ekstradimi për në Kosovë i Milan Radoiçiç është i pamundur. Ai njofton se të gjitha proceset gjyqësore për sulmin në Banjskë do të zhvillohen para gjykatave të Serbisë.

Deklaratën e bëri në një intervistë për agjencinë Beta, duke komentuar urdhër-arrestin e lëshuar nga INTERPOL për kapjen e Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe.

INTERPOL-i ka lëshuar ditë më parë një urdhër për arrestimin e Radojçiçit, për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, në komunën e Zveçanit, në Kosovë.

Lajmin për këtë fletarrestim e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ministri i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiç, duke thënë se ai është lëshuar me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, duke pohuar se ai “personalisht” e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article