Urgjenca spitalore, jashtë shërbimi/ Pas zjarrit ende nuk janë futur në funksion shërbimet jetike mjekësore

6 months ago 15
Reklamë

Kur po mbushen afro dy javë që nga shkëndija elektrike që ndodhi në një dhomë teknike në spitalin qendror në QSUT asgjë nuk ka ndryshuar.

Urgjencat janë shpërndarë në dy spitalet ai Shefqet Ndroqi dhe në spitalin e Traumës.

Pranohen vetëm ato të cilët arrijnë si rast urgjent dhe nuk u premton koha që të  transferohen në dy spitalet e tjera. Por ka ende qytetarë që nuk e kanë e mësuar që urgjenca e Spitalit Qendror nuk funksionon.

Ndërkohë që në shërbimet e tjera që janë vendosur në spitalin qendror përveç pacientëve që kanë qenë të shtruar pranohet të shtrohen edhe ata të cilët vijnë me rekomandim nga spital të tjera të vendit apo që e kanë të domosdoshëm trajtimin në një spital të nivelit terciar.

Në spitalin qëndror funksionon  ¼ e tij. Përveç shërbimit të urgjencës, hemodinamikës, pra ku bëhën koronarografi apo në katin ku ndodhi shkëndija ku janë të instaluar rezonanca magnetike, nuk funksionojnë.

Burime nga QSUT thonë se ky shërbim ofrohet nga rezonanca të tjera që ndodhen po në ambientet e QSUT-së.

Ndërsa të gjithë shërbimet e tjera që janë vendosur në katet e mësipërme duke nisur nga dy kardiologjitë në dy katet e para mjekësia interne, nefrologjia dhe endokrinologjia, Gastro hepatologjia dhe hematologjika, pacientë të shtruar dhe shtrojnë të tjerë, por më pak se sa kur funksiononte urgjenca e këtij spitali ku numri i tyre ishte shumë më i lartë sikundër dëshmohet në këto foto e video amatore.

Top Channel

Read Entire Article