Usher i dha ish-bashkëshortes bileta vip për Super Bowl

7 months ago 17
Reklamë
21:40 15/02/2024

Tameka Foster thotë se e ka shijuar performancën e këngëtarit

Megjithëse Usher është hedhur në krahët e një partnereje të re dhe është martuar së fundmi me të ai ende nuk e harron ish-bashkëshorten Tameka Foster.

Këngëtari është kujdesur t’i japë ish-bashkëshortes bileta Vip për të parë perfomancën e tij në Super Bowl.

“Një nga përfitimet e të pasurit ish-partner Usher është të shkosh në Super Bowl,” thotë për Page Six ish-bashkëshortja e këngëtarit.

Foster, e cili ishte e martuar me Usher nga viti 2007 deri në 2009 dhe ka dy fëmijë me  artistin thotë se kaloi një kohë të mrekullueshme gjatë shfaqjes.

Kur pyetet se cila është pjesa negative e të pasurit ish-partner Usher ajo përgjigjet ‘Të  bësh një intervistë për shfaqjen time të ardhshme televizve dhe më pas të pyetesh për Usher’.

Ish-bashkëshortja komentoi edhe marrëdhënien e re të Usher duke u shprehur se i uron atij gjithë të mirat.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article