Usher me turne në Evropë në vitin 2025

6 months ago 9
Reklamë
13:40 20/02/2024

Këngëtari thotë se turneu është një festë e 30 viteve të fundit të karrierës së tij

Pasi emocionoi fansat në mbarë botën me performancën e tij në SuperBowl këngëtari Usher po përgatitet të realizojë disa koncerte në Evropë. Gjatë vitit të ardhshëm ai do të performojë në qytete si Paris, Londër, Amsterdam dhe Berlin në kuadër të turneut të tij “Past Present and Future”.

Krijuesi i shumë hiteve ishte së fundmi në Evropë vitin e kaluar kur realizoi 8 koncerte në kryeqytetin francez.

Duke komentuar kthimin e tij në Evropë, Usher shprehet “Ky turne është njëkohësisht një festë e 30 viteve të fundit dhe një vështrim i shkurtër në të ardhmen. Ne sapo kemi filluar!”

Usher do të interpretojë këngë nga repertori i tij i gjerë, së bashku me këngët nga Coming Home, albumi i tij i nëntë në studio, i cili u publikua më 9 shkurt.

Albumi doli pak para perfomancës së tij spektakolare në Super Bowl.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article