Usyk bën debutimin në Hollywood në një film përkrah Dwayne Johnson

3 months ago 12
Reklamë

Kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda, ukrainasi Oleksandr Usyk, do të luajë në filmin amerikan “Smashing Machine”.

Filmi do të sillet rreth ish-luftëtarit Mark Kerr.

Aktori i famshëm dhe mundësi i WWE, Dwayne “The Rock” Johnson do të luajë rolin kryesor.

Foto: AFP

Usyk do të portretizojë luftëtarin ukrainas Ihor Vovchanchyn, i cili mundi dy herë Kerr: fillimisht me nokaut dhe më pas me vendim unanim.

Përveç Usyk dhe Johnson, në film do të marrin pjesë edhe Emily Blunt, Lyndsey Gavin, Ryan Bader dhe Zoe Kosovic.

Foto: Splash News

Premiera është planifikuar për vitin 2025.

Meç i radhës i kampionit ukrainas mund të zhvillohet në tetor 2024.

Foto: The Sun

Tyson Fury ka konfirmuar se synon të përdorë opsionin e revanshit. /Telegrafi/

Foto: The Sun
Read Entire Article