Uzuni i jep fitoren Granadës, sulmuesi kuqezi në formë, shënon në shtesë golin e suksesit për ekipin e tij

2 hours ago 20

Myrto Uzuni është lojtari i momentit tek granada në Ligën e Dytë spanjolle.

Sulmuesi i kombëtares i dha fitoren skuadrës së tij në takimin e radhës në kampionat në transfertë kundër Kastejon.

Që në minutën e 7, ai pati një rast të mirë për shënim, por goditi mbi traversë duke pretenduar edhe një penallti.

Granada  kaloi e para në avantazh, por vendasit përmbysën gjithçka duke e mbyllur pjesën e parë 2 me 1.

Në nisje të pjesës së dytë skuadra e Uzunit barazoi rezultatin. Sulmuesi beratas shpërdoroi një tjetër rast të mirë në minutën e 75, por nuk gaboi në shtesë, teksa 11-metërshin e ekzekutoi saktë duke i dhënë tre pikë të çmuara Granadës.

Pas dy golave në fundjavën që lamë pas, ky ishte i treti në pak ditë  dhe i pesti në 9 javë kampionat për sulmuesin kuqezi, që po udhëheq granadën drejt ringjitjes në La Liga. /vizionplus.tv

Read Entire Article