Vajza ndahet nga i dashuri në prani të familjes, reagimi i tyre habit përdoruesit e rrjeteve sociale

4 months ago 15
Reklamë

Një video që tregon reagimin e familjes teksa vajza e tyre ndahet nga i dashuri i saj përmes mesazheve, ka ngjallur reagime të shumta në internet.

Videoja e publikuar në X nis me një pamje nga telefoni i gruas e cila zbulon mesazhin e gjatë të ndarjes që i ka dërguar partnerit.

Në sfond, familja e saj brohorasin dhe duartrokasin, duke e mbështetur kështu zgjedhjen e saj, përcjell Telegrafi.

Whole family celebrating the breakup is wild😭 pic.twitter.com/dNkDAEceDE

— FadeHubb (@FadeHubb) May 9, 2024

Ndonëse në klip nuk tregohet arsyeja e ndarjes, atmosfera festive e krijuar nga familja lë të nënkuptohet për një vendim të shumëpritur.

Bëhet e ditur se pamjet kanë grumbulluar më shumë se 3.5 milionë shikime dhe kanë mbledhur një sërë reagimesh gazmore nga përdoruesit e internetit.

“Unë mendoj se ata nuk e kanë pëlqyer djalin”, shkroi një përdorues.

“Me sa duket marrëdhënia e tyre ka qenë e tmerrshme”, shkroi një tjetër.

“Festimi i një ndarjeje mund të duket e pazakontë për disa, por çdo familje ka dinamikën dhe mënyrat e veta për t’u përballur me situata. Është e rëndësishme që ngjarjeve të tilla t’i qasemi me ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Ajo që ka më shumë rëndësi është që të gjithë të kenë mbështetje në kohë të vështira”, theksoi një tjetër përdorues. /Telegrafi/

Read Entire Article