Vajza nga India bëri një laptop prej kartoni kur tezja e saj refuzoi t’ia jepte pajisjen elektronike

11 months ago 18
Reklamë

Se fëmijët janë kureshtarë dhe kanë potencial të pakufizuar kreativiteti e dëshmon më së miri një vajzë nga India, e cila bëri një laptop prej kartoni kur tezja e saj refuzoi t’ia jepte pajisjen e saj elektronike, transmeton Telegrafi.

Ishte vetë tezja e saj, Neha që tregoi përmes rrjetit social X për këtë, duke publikuar imazhe të mbesës me laptopin e improvizuar, transmeton Telegrafi.

“Mbesa ime më kërkoi laptopin dhe unë i thashë jo, kështu shpenzoi 3 orë duke bërë laptopin e saj”, ka shkruar ajo duke bashkangjitur dy imazhe.

My niece asked for my laptop and i said no so she spent 3 hours making her own laptop😭 pic.twitter.com/Bb7EK7BN97

— Neha Chhapolia (@LadyPeraltaa) October 1, 2023

Imazhi i parë tregonte në përgjithësi një karton në formën prej laptopi me të gjitha veçoritë të vizatuara. Në imazhin e dytë, vajza e vogël shihet duke punuar në ‘laptopin’ e saj të ri. /Telegrafi/

Read Entire Article