“VATRA” kërkesë krerëve të institucioneve në Kosovë: Krijoni një trupë konsultative për dialogun

9 months ago 37
Reklamë

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA i bën kërkesë krerëve të institucioneve në Kosovë e liderëve politikë: Krijoni një trupë konsultative permanente sa i takon procesit të dialogut, ngjashëm me Grupin e Unitetit të bisedimeve të Vjenës për statusin final të Kosovës krijuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i ka dërguar nga një letër Presidentes së Republikës së Kosovës Zonjës Vjosa Osmani, Kryeministrit z.Albin Kurti, Kryetarit të Parlamentit z.Glauk Konjufca, Ambasadorit Amerikan në Prishtinë z. Jeffrey M. Hovenier, Kryetarit të AAK z.Ramush Haradinaj, Kryetarit të LDK z.Lumir Abdixhiku, Kryetarit të PDK z.Memli Krasniqi.

Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu,

E nderuara zonja Presidente,

Duke ju dëshiruar shëndet të plotë dhe punë të mbarë, në cilësinë e kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe në emër të lidershipit dhe antarsisë së organizatës më të vjetër të komunitetit shqiptar në SHBA, duke e konsideruar tejet të rëndësishme këtë periudhë kohore për shtetin e Kosovës dhe ndjeshmërinë e çështjes së draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kërkojmë nga ju si Presidente e vendit dhe si simbol i unitetit të popullit që me autoritetin tuaj të ftoni udhëheqësit institucional dhe politik që të ndërtoni një unitet dhe koncenzus të gjerë për këtë çështje, një trupë konsultative permanente sa i takon procesit të dialogut, ngjashëm me Grupin e Unitetit të bisedimeve të Vjenës për statusin final të Kosovës krijuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë trupë konsultative, me harmonizim të qendrimeve dhe veprimeve, me një koncenzus të gjërë politik dhe shoqëror ne si Federatë Panshqiptare “VATRA”, do të ju mbështesim pa rezervë dhe do të japim kontributin tonë në secilin hap, qëndrim dhe vendim koncensual të spektrit politik, qarkut akademik, OJQ-ve dhe akterëve tjerë të shoqërisë kosovare.

Ky veprim do të rriste kohezionin dhe unitetin nacional, do të unifikonte qëndrimet në mes të spektrit politik në koordinim edhe me partnerët tanë strategjik, në mënyrë që të tregojmë unitet, kulturë politike dhe që për çështje të shtetit dhe interes nacional jemi të gjithë bashkë nëinteres të prosperitetit tëvendit dhe popullit tonë.

Me konsideratë,

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”,

Dr.sc. Elmi Berisha

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,

I nderuar z. Kryeministër,

Duke ju dëshiruar shëndet të plotë dhe punë të mbarë, në cilësinë e kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe në emër të lidershipit dhe antarsisë së organizatës më të vjetër të komunitetit shqiptar në SHBA, duke e konsideruar tejet të rëndësishme këtë periudhë kohore për shtetin e Kosovës dhe ndjeshmërinë e çështjes së draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kërkojmë nga ju si Kryeministër I shtetit të Kosovës dhe si Kryetar I subjektit më të madh politik në Kosovë, të ndikoni që të ndërtoni një unitet dhe koncenzus të gjerë për këtë çështje, një trupë konsultative permanente sa i takon procesit të dialogut, ngjashëm me Grupin e Unitetit të bisedimeve të Vjenës për statusin final të Kosovës në funksion të ndërtimit të një koncenzusi të gjerë nacional dhe unitetit politik funksional për të përmbyllur me suksese procesin e dialogut me Serbinë.

Në këtë trupë konsultative, me harmonizim të qendrimeve dhe veprimeve, me një koncenzus të gjërë politik dhe shoqëror ne si Federatë Panshqiptare “VATRA”, do të ju mbështesim pa rezervë dhe do të japim kontributin tonë në secilin hap, qëndrim dhe vendim koncensual të spektrit politik, qarkut akademik, OJQ-ve dhe akterëve tjerë të shoqërisë kosovare.

Ky veprim do të rriste kohezionin dhe unitetin nacional, do të unifikonte qëndrimet në mes të spektrit politik në koordinim edhe me partnerët tanë strategjik, në mënyrë që të tregojmë unitet, kulturë politike dhe që për çështje të shtetit dhe interes nacional jemi të gjithë bashkë në interes të prosperitetit të vendit dhe popullit tonë.

Me konsideratë,

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”,

Dr.sc. Elmi Berisha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article