Vatra të reja zjarri në Athinë, situatë problematike nga temperaturat e larta

1 year ago 19
Reklamë

Për të pestën ditë rradhazi Greqia jugore po lufton me flakët. Një vatër e re ka përfshirë Athinen perendimore dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Mbi 100 banesa,biznese si dhe pyje janë djegur nga kjo vatër e cila po ashtu ka detyruar banorët e zonës të evakuohen menjëherë.

Forcat zjarrëfikëse,avionët  si dhe personel shtesë nga Franca, Italia e Izraeli u përpoqën të neutralizonin flakët.

Po ashtu edhe ishulli i  Rodosit  vijon të mbetet i kërcënuar nga zjarret.

Situata më problematike vijon të mbetet në zonën Profeti Alias  si dhe nga Apollonia  në Laerma.

Ndërkohë në Itali alarmi i kuq vijon të jetë i ndezur në të paktën 20 qytete, ndërsa vendi po përgatitet për temperatura rekord.

Read Entire Article