Vazhdojnë hatërmbetjet edhe pas Big Brother – Roza Lati e thumbon me një postim Françeskën?

4 months ago 18

Vazhdojnë hatërmbetjet edhe pas Big Brother – Roza Lati e thumbon me një postim Françeskën?

Së fundmi një postim i ish-banores së Big Brother VIP Albania 3, Roza Lati, ka tërhequr vëmendje.

Kjo pasi është kuptuar si një ‘thumb’ për ish-konkurrenten tjetër, Françeska Murati.

Modelja ka qenë shumë e komentuar për paraqitjet e saj e veshjet e shtrenjta në këtë format.

Foto: Screenshot/Instagram

Dhe duket se akoma ka hatërmbetje mes tyre edhe pas mbarimit të këtij edicioni.

“Veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur. Mund të visheni me marka, por nëse nuk jeni zonjë në shpirt, nuk do të jeni kurrë njeri i bukur”, ka qenë thënia e postuar nga Roza.

Theksojmë që fituese e këtij edicioni u shpall aktorja Egla Ceno duke fituar kështu plot 100 mijë euro.

Në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse në të tretin Romeo Veshaj. /Telegrafi/

Read Entire Article