Vazhdon përhapja e zjarreve pranë Athinës për të dytën ditë radhazi

1 year ago 9
Reklamë

Ai tha se të moshuarit u evakuuan me autobusë drejt hoteleve ose objekteve të tjera të përkujdesit.

Zjarri ka lënë prapa shumë dëm, duke djegur shtëpi dhe makina në fshatin Fyli dhe duke detyruar banorët të largohen në këmbë, disa duke mbuluar fytyrën me rroba përderisa një re e dendur tymi e mbulonte kryeqytetin.

Disa vullnetarë ngarkuan dele në bagazhet e makinave për t’i shpëtuar nga flakët.

Ekipet e shpëtimit zbuluan 18 trupa të djegur më 22 gusht, që besohet të jenë emigrantë, në një zonë rurale pranë pyllit Dadia në rajonin verior të Evros në kufi me Turqinë, një rrugë e zakonshme për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia që kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Në qytetin grek Alexandroupolis aty pranë, dhjetëra pacientë spitalorë u evakuuan në një traget.

Një imazh satelitor i transmetuar në televizionin shtetëror tregoi se tymi nga zjarret e Evros ishte përhapur në ishujt e Jonit në veriperëndim, jo shumë larg Italisë.

Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi, por këtë vit ato janë përkeqësuar nga moti jashtëzakonisht i nxehtë, i thatë dhe me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me ndryshime klimatike.

Në korrik, dhjetëra mijëra turistë të huaj u evakuuan nga ishulli i Rodosit, ku një zjarr u dogj për një javë, duke djegur hotele dhe pyje. /REL

Read Entire Article