Vazhdon seanca plenare pas dhunës/ Kryeparlamentari Konjufca bën thirrje për qetësi: Veprime të papranueshme

1 year ago 42
Reklamë

Kuvendi i Kosovës vazhdon punës, pas disa orësh ndërprerje, për shkak të dhunën në sallë.

Kryetari i parlamentit Glauk Konjufca, duke e cilësuar të papranueshme sjelljen e dhunshme, ku u godit kryeministri Albin Kurti, ka bërë thirrje për qetësi. Mospajtimet mes partive duhet të mbahen në nivelin e funksionimit normal në institucionet tona, tha ai.

Glauk Konjufca: Kjo është sjellje që do të gjykohet prej qytetarëve dhe nuk do të doja të përsëritet.

Ne i kemi betejat e mosmarrëveshjet tona, i kemi si forca politike papajtueshmëritë, por ato mospajtime gjithmonë i bëjnë nder vendit nëse i mbajmë në nivelin e funksionimit normal në institucionet tona.

Deri tani, kemi arritur me sukses dhe janë dy vite që ekziston kjo legjislaturë dhe ju kërkoj ta merrni me qetësi dhe ta kalojmë sa më mirë.

Po ju thërras për një minimum për sjellje që ma merr mendja që do i gëzonte qytetarët. Nuk i kemi kursyer fjalët më të rënda por janë fjalë por në momentin kur kalohet në goditje, ato e tejkalojnë Kuvendin e Republikës e që trajtohen nga një pushtet tjetër.

A duam të kalojmë në atë gjendje? Unë them që jo. Bisedova me Kryeministrin dhe ai po heq dorë nga fjala e tij dhe nëse ne e kemi një mirëkuptim dalim në një pikë tjetër, vazhdojmë në pyetjet parlamentare.

Ju lutem si kryetar i kuvendit për këtë kapitull të ri që duhet ta hapim pas kësaj dite të vështirë, pas këtyre veprimeve të papranueshme.

Nëse e kam përkrahjen e të gjithë deputetëve, mirë. Nëse jo, do të ishte shumë keq. Ju lutem të mos bëhemi përgjegjës që nuk do të donit ta shihni në vendin tonë.

Top Channel

Read Entire Article