Vdekja e 3-vjeçarit/ Policia shkoi për të sekuestruara kamerat në klinikë, mjeku: Nuk ka prej datën 23 shtator, kam bërë punime

11 months ago 23
Reklamë

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimet për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit, pas ndërhyrjes dentare në klinikën e mjekut anestezist Roland Xhaxho.

Ndërsa policia dhe prokuroria kanë shkuar pasditen e sotme për të sekuestruar kamerat e sigurisë në këtë klinikë, mjeku ka deklaruar se nuk ka.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për Balkanweb se Xhaxho ka deklaruar se nuk ka kamera sigurie prej datës 23 shtator, pasi ka kryer disa punime.

Sakaq, mësohet se policia ka sekuestruar DVR.

Kujtojmë se i mituri iu nënshtruar një ndërhyrjeje në dentare në këtë klinikë në datën 28 shtator, dhe pas shfaqjes së komplikacioneve në mbrëmje të kësaj date, ka ndërruar jetë në datën 1 tetor, teksa ndodhej i shtruar në QSUT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article