Vdekja e Prigozhin e inskenuar? Dyshimet e avionit të dytë që u ul në Moskë

1 year ago 12
Reklamë

Në Rusi, avioni që u rrëzua në rajonin Tver, midis Moskës dhe Shën Petersburgut, kishte në bord themeluesin e Ëagner, Evgeny Prigozhin dhe zëvendësin e tij, të dy të vdekur. Të paktën këto ishin informacionet e publikuara nga mediat ruse si dhe vetë grupi Wagner.

Por ka nga ata që ngrenë dyshime se e gjithë kjo ishte një organizim për të lejuar zhdukjen e Prigozhin dhe, në të njëjtën kohë për ti dhënë mundësi Putinit për të demonstruar se ai është ende i aftë të ndëshkojë tradhtarët.

Në fakt, një avion i dytë, gjithashtu në pronësi të grupit Ëagner, u ul në kryeqytetin rus, pak pasi u rrëzua i pari, dhe, sipas disa mediave, Prigozhin mund të ishte në bord. Megjithatë, për të qenë të sigurt për identitetin e kufomave, duhet të presim testin e ADN-së.

Në të vërtetë, sipas Daily Mail, avioni i dytë, që i përkiste Ëagner, u pa në radar duke fluturuar mbi të njëjtin rajon Tzer. Sërish gazetës britanike kjo nuk është hera e parë që Prigozhin përfshihet në situate të tilla të dyshimta mbi identitetin e tij: ai zyrtarisht u shpall i vdekur në Afrikë në vitin 2019, por më pas ai u rishfaq para luftës në Ukrainë.

Më 24 qershor, Prigozhin urdhëroi mercenarët e tij të marshonin në Moskë. Në kryeqytetin rus pati orë të tëra frike dhe pasigurie për shkak të tentativës për grusht shteti, i cili më pas u anulua falë ndërmjetësimit të presidentit bjelloruys Lukashenko.

Marrëdhëniet midis Prigozhin dhe Putin, pavarësisht deklaratave të mëvonshme të Kremlinit, u përkeqësuan. Prigozhin u cilësua nga udhëheqësi rus si “tradhtar”. Shumë ekspertë gjeopolitikë parashikuan vdekjen e “kuzhinierit” të Putinit, pseudonym me të cilin thërritej Prigozhin, njeri mes të tjerash i fuqishëm në aspektin ekonomik pasi ishte pronar I një rrjeti të njohur restorantes si dhe dyqane rrobash në Rusi, pa lënë mënjanë se prej vitesh ishte pjese e tregtise se diamanteve./Tgcom

Read Entire Article