Vdes bariu nga zjarret/ Flakët në Greqi i afrohen Athinës

1 year ago 11
Reklamë

Për të tretën ditë rresht mbi 215 zjarrfikës me 59 mjete po luftojnë të frenojnë dhjetëra vatra zjarri që po djegin mijëra hektarë pyje pranë qytetit verior të Aleksandrupolit.

Zjarri ka shkrumbuar banesa dhe biznese, ndërsa shtatë zjarrfikës dhe një vullnetar janë lënduar. Në vendngjarje po operojnë 10 avionë, 7 helikopterë si dhe forca të ushtrisë e policisë pasi është dhënë urdhër në 13 vendbanime për evakuimin e tyre, në një moment kur erërat e fuqishme që mbizotërojnë, përhapin flakët në shumë drejtime duke krijuar vatra të reja zjarresh, disa prej tyre edhe në zonën e Rodhopit, pranë kufirit me Turqinë.

Por edhe në prefekturën e Viotias , në jug të Athinës një bari 80 vjeç ka humbur jetën kur është rrethuar nga flakët në përpjekje për të shpëtuar bagëtinë në një stan.

Në fshatin Psacha pranë Evias, ku u urdhëruan evakuime të tjera, më shumë se 90 zjarrfikës dhe pesë avionë po operojnë prej mëngjesit duke luftuar me flakët, të ndihmuar nga forcat zjarrfikëse franceze. Rumania dhe Qipron kanë deklaruar se dërgojnë dy avionë zjarrfikës në ndihmë të forcave greke, ndërkohë që në të gjithë vendin vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë njoftuar mbi 64 vatra zjarri, disa prej tyre në Kavala në verilindje të vendit , apo në Asrpopirgo pranë Athinës.

Shërbimin i Ndihmës Civile ka dhënë paralajmërim për sot dhe në ditët në vijim se shumë prefektuara të vendit janë në alarm të kuq për rrezik zjarri për shkak të errërave dhe temperaturave të larta që do të mbizotërojnë në të gjithë vendin deri në fund të muajit.

Zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës që ndodhet në gatishmëri të plotë, ka deklaruar se Greqia po përballet me fenomene ekstreme, ndërsa është thirrur një takim i jashtëzakonshëm i ministrive përkatëse për situatën e krijuar. Me kërkesën e Greqisë është aktivizuar edhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile për ndihmë nga BE.

Top Channel

Read Entire Article