Vdes në moshën 23-vjeçare sportisti britanik, postimi prekës i partneres së tij: Do të të dua gjithmonë!

2 weeks ago 51

Sportisti britanik, Liam Canning ka humbur jetën në moshën 23-vjeçare, njoftoi klubi i tij i Rugby Rossendale.

23-vjeçari ishte babai i dy fëmijëve, duke lënë pas gruan shtatzënë dhe fëmijët e vegjël.

Bashkëshortja e tij në një reagim në rrjetet sociale ka postuar një foto nga dasma e tyre me mbishkrimin: Unë do të të dua gjithmonë, përgjithmonë miku im më i mire.

Klubi i Liam mbajtën homazhe për sportistin, duke shprehur ngushëllimet për humbjen në moshën kaq të re.

“Liam ndërroi jetë të mërkurën. Liam ishte me të vërtetë i veçantë dhe ishte një shtesë shumë pozitive për Rossendale Rugby Club. Energjia e lartë dhe shpirti pozitiv i Liamit u dashuruan dhe u vlerësuan brenda dhe jashtë fushës.Ne përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për gruan e Liam, Paige, fëmijët dhe familjen e tij”, tha klubi. /vizionplus.tv

Read Entire Article