Vdes në moshën 64 vjeçare ylli i “I’m A Celebrity”, Annabel Giles

10 months ago 19

Ylli i “I’m A Celebrity” dhe prezantuesja e famshme, Annabel Giles, ka ndërruar jetë pasi muaj më parë u diagnostikua me tumor në tru.

Ajo ishte më e njohur për bashkë-prezantimin e “Frocks And New Trousers” me Sarah Greene dhe për të qenë fytyra e parë e famshme që u eliminua nga “I’m A Celebrity” në 2013.

Një deklaratë e shpërndarë në Instagram nga fëmijët e saj, Molly dhe Tedd, tha se ‘nëna e tyre’ vdiq të hënën në Martlets Hospice në Hove në moshën 64-vjeçare.

Foto: Shutterstock

“Në korrik, mamaja u diagnostikua me një Glioblastoma të fazës 4, një tumor malinj i trurit me rritje të shpejtë dhe shumë agresiv”, thuhet në njoftim.

Në katër muajt që pasuan, ajo shfaqi forcë të jashtëzakonshme, pavarësisht se iu nënshtrua një operacioni në tru dhe radioterapive të panumërta.

Foto: Shutterstock

“Në javët e saj të fundit, ajo ishte e apasionuar pas ndërgjegjësimit për Glioblastoma, duke mishëruar angazhimin e saj të përjetshëm për të ndihmuar të tjerët”.

“Ju falënderojmë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe ju kërkojmë me dashamirësi që të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë sfiduese”, thotë më tej deklarata.

Foto: Shutterstock

Ajo u shfaq në programet si: “Have I Got News For You”, “Shooting Stars” dhe “Through The Keyhole”.

Giles ishte martuar më parë me Midge Ure dhe ndan me të një vajzë: Molly McQueen.

Foto: Shutterstock

Pas ndarjes nga Midge në 1989, Giles lindi fëmijën e saj të dytë, djalin Tedd Giles. /Telegrafi/

Read Entire Article