Vdes në spital fëmija 8 muajsh, prindërit kallëzim në prokurori për neglizhencë

11 months ago 6
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Një fëmijë 8 muajsh ka humbur jetë rreth dy javë më parë në spitalin e fëmijëve në kryeqytet, teksa prindërit kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë.

Sipas burimeve, foshnja 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku ishte shtruar pas një problemi me zemrën.

Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Prindërit e foshnjës e kanë kallëzuar rastin në Prokurorinë e Shkodrës ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas spitali i Shkodrës e ka dërguar në Tiranë. Në spitalin e fëmijëve në Tiranë, foshnja është intubuar, por nuk ia ka dalë.

Pas denoncimit të prindërve, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article