Vdes vajza 1 vjeç që piu metadonin e dajës/ E mitura humbi jetën pas disa ditësh në spital

1 year ago 16
Reklamë

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, aty ku ndodhej prej disa ditësh, vajza 1 vjeç e gjysëm, e cila konsumoi metadon aksidentalisht dhe u dërgua nga Saranda në kryeqytet.

E mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë ndihmën e parë.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadonin në banesën e dajës në Delvine, që ishte lënë mbi tavolinë nga ky i fundit, pasi dyshohet se dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.

Read Entire Article