Veliaj apel qytetarëve: Mos lini mobiliet e vjetra në mes të rrugës! Raportoni tek aplikacioni “Tirana ime”

9 months ago 23

Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, punon çdo ditë për të mirëmbajtur çdo cep të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj, ka një thirrje për te gjithë ata që zgjedhin rrugën e shkurtër dhe i lënë mbeturinat ku të munden nëpër Tiranë, duke kërkuar që raste të tilla të raportohen tek aplikacioni “Tirana ime”.

“Shumë mirë që ndërruat mobiliet dhe e bëtë shtëpinë tuaj bukur bukur, por kjo nuk do të thotë që mobiliet e vjetra duhet t’i lemë në mes të rrugës. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet ta mbajmë mirë. 🫶🏻

Kolegët tanë heqin çdo ditë mbeturina nga rrugët e trotuaret. Ju lutem, raportoni çdo rast tek Aplikacioni “Tirana Ime”.”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article