Vëllai i Çim Pekës e konfirmon: Do arrestohet edhe Fatmir Mediu

2 hours ago 25

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka zbuloi në studion e “Quo Vadis” emrin e një tjetër kreu të një force opozitare, që sipas tij, do të përfundojë në pranga me urdhër të SPAK.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit në politikë, ku kanë dominuar arrestimet e SPAK në radhët e socialistëve dhe demokratëve, Peka deklaroi se gjasat janë që edhe Fatmir Mediu, kreu i PR, i cili po hetohet lidhur me dosjen e “Gërdecit”, do të arrestohet.

Peka: Gjashtë muaj para zgjedhjeve të arrestohen dy liderë të opozitës, ndaj të cilëve ka vetëm hetime dhe jo akuzë zyrtare.

Borakaj: Zoti Berisha një javë më parë në “Quo Vadis” tha mund të jetë edhe kryetari i një force të tretë opozitare që mund të ketë të njëjtin fat

Peka: Po, ke Mediun, aty do të shkojë.

Read Entire Article