“Vëllai u vra, policia bëri sehir”, motra e Egli Progës thotë se ngjarja duhet hetuar si vrasje në bashkëpunim

1 month ago 6
Reklamë

Motra e Egli Progës i cili humbi jetën si pasojë e dhunës brutale  thotë se policia ka vepruar me shumë vonesë për të zbardhur krimin e rëndë.

Vdekja fillimisht u raportua si aksidentale por më pas policia arrestoi Denis Meçen si autor të dhunës SI dhe 3 persona të tjerë që kanë penguar zbulimin e ngjarjes.

“Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që ti hiqnin pajisjet. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar.  Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për tu sjellë kështu. Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin”, thotë Jona Proga. 

Motra e të ndjerit shton se pas ngjarjes nuk fshihet vetëm një njeri ndërsa kërkon hetim të plotë.

“Është vrasje në bashkëpunim, sështë vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. . Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më. Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, cdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?”, thotë ajo.

Babai i dy fëmijëve ndërroi jetë në spital. Në fillim policia bëri të ditur se 42-vjeçari kishte humbur jetën pasi në gjendje të dehur ishte rrëzuar në rrugë por më pas u detyrua të pranojë se ai ishte rrahur për vdekje.

Këto janë edhe momentet e fundit të jetës së Eglantin Progës, të marra nga një dyqan fruta-perimesh në Pogradec, ku 42-vjeçari del nga një ambient biznesi, që duket se e zotëronte vetë./vizionplus.tv

Read Entire Article