Vera Wang ndan ‘sekretin’ e rinisë

10 months ago 10
Reklamë
11:19 23/10/2023

Stilistja e njohur pohon se konsumon ushqime Fast Food

Vera Wang ka mundur ‘t’i shpëtojë’ procesit të plakjes edhe pse është 74-vjeç. Stilistja e njohur është komentuar gjatë në mediat sociale për shkak të pamjes së saj rinore e cila nuk korrespondon me moshën që ka.

E teksa shumë fansa aludojnë se cilat mund të jetë sekreti i formës së mirë fizike vetë 74-vjeçarja ka shuar kuriozitetin duke ndarë me publikun stilin e saj të jetesës. Duke folur për median rozë Page Six stilistja ka shpjeguar se i pëlqejnë shumë ushqimet Fast Food dhe i konsumon shpesh ato. Ëmbëlsirat janë po ashtu mëkati tjetër i Vera Wang.

Kjo nuk është hera e parë që Vera Wang flet publikisht për pamjen e saj. Në një intervistë të disa viteve më parë, stilistja u shpreh se puna e ka ndihmuar të ketë këtë formë të mirë fizike. “Kam punuar gjithë jetën time. Mendoj se puna ju mban të rinj dhe mjaft aktiv”, shprehej ajo.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article