“Veriu i përket Republikës së Kosovës”, Ardit Bido: Serbët përdorin policët shqiptarë si pretekst për incidentet

11 months ago 23
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Ardit Bido, Profesor i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Rama për “Financial Times”, ku ai cilësonte Kosovën si “no man’s land” (toka e askujt).

Bido u shpreh se Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës dhe se mbetet për t’u parë nëse deklarata e Ramës ka qenë një gabim në përkthim apo jo.

Sipas tij Rama flet për situatën që po ndodh në Veri të Kosovës, konkretisht me kontrollimin e territorit dhe mungesën e integrimit të popullsisë serbe atje.

Ai shtoi se fakti që në Veri ka vetëm policë shqiptarë dhe ky është një risk për kombin, pasi pala serbe shfrytëzon këtë fakt si pretekst për rastet si ai i Banjskës.

“Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës në sovranitet, dhe kjo mbetet për t’u parë nëse ka qenë një gabim në përkthim apo jo. No man’s land është një term i të drejtës ndërkombëtare, por Rama flet për atë që po ndodh në Veri të Kosovës. Në Veri të Kosovës ka problem që kontrollohet territori, por popullsia serbe nuk është integruar kurrë dhe kjo është për fajin tonë dhe fajin e serbëve.

Në Veriun e Kosovës sot kemi 4 komuna që nuk kryejnë dot funksionet e tyre ndaj popullatës. Ne duhet të kuptojmë edhe faktin që në Veri ka vetëm policë shqiptarë dhe ky është një risk për kombin tonë. Pala serbe shfrytëzon këtë fakt që kjo po bëhet për arsye etnike. Këtë tentoi të bënte edhe me sulmin e armatosur në Veri”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article