Verstappen rekorde në Meksikë

11 months ago 18
12:36 30/10/2023

Kampioni i botës fiton garën e 16-të sezonale, barazon legjendën Prost me 51 triumfe në karrierë


Kampioni i trefishtë i botës, Max Verstappen shkruajti historinë në Botërorin e Formula Një. Holandezi triumfoi në Çmimin e Madh të Meksikës, për të shënuar një tjetër rekord në karrierë. Verstappen u bë piloti i parë që koleksionon 16 fitore në një sezon të vetëm për të shkruajtur një tjetër faqe në librat e historisë së Formula 1. 26-vjeçari dhuroi një garë tepër të bukur në Meksikë, për të prerë i pari finishin dhe barazuar edhe një legjendë si Alain Prost, me 51 fitore në karrierë.

“Autodromo Hermanos Rodriguez” ka rezultuar fatsjellës për holandezi, pasi regjistroi fitoren e pestë në gjashtë edicionet e fundit të garës meksikane. Verstappen përmirëson edhe shifrat, pasi ka fituar në 75% të garave e mbajtur aktualisht nga Alberto Ascari me gjashtë fitore nga tetë gara në vitin e largët 1952.

“Sezon i jashtëzakonshëm. Ritmi i makinës ishte shumë i mirë. Gomat e forta më ndihmuan për të mbajtur kryesimin dhe marrë fitoren. Edhe tifozët ishin të jashtëzakonshëm”.

Gara në shtëpi nuk shkoi siç duhet për Sergio Perez pasi e mbylli garën vetëm 16 sekonda pas nisjes për shkak të një kontakti me Leklerk. Piloti i Ferrarit kompletoi podiumin në Çmimin e Madh të Meksikës, për tu renditur pas Ljuis Hamilton me Mercedes. Në zonën e pikëve u renditen me radhë, Sainz, Norris, Russell, Riçiardo, Piastri, Albon dhe Ocon.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article