Liverpooli triumfoi 5-1 ndaj Toulouses në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Evropës, por Darëin Nunez ka marrë shumë vëmendje.
Sulmuesi uruguaian ishte në listën e realizatorëve, ndërsa mund të kishte shënuar edhe golin e tij të dytë.
Ishte minuta e 65-të e takimit dhe Liverpooli po fitonte 3-1 ndaj ekipit francez.
Derisa Nunez bëri një kalim fantastik në mbrojtjen e Toulouses, duke kaluar madje edhe portierin, ai nuk arri ta fuste topin në rrjetë.
100 milionëshi i Liverpooli goditi shtyllën vertikale, ndërsa nga topi i kthyer – Ryan Gravenberch ia doli të shënonte për 4-1.
Kjo huqje e Nunez është bërë virale në internet, pasi një huqie e tillë mund të shihet rrallë nga lojtar profesionist. /Telegrafi/
Possibly the most Darwin Nunez moment of all time.
— ⁴ (@TheVVDRole) October 26, 2023