​Veteranët paralajmërojnë protesta të vazhdueshme nëse Osmani dekreton ligjin për pagën minimale

1 year ago 23
Reklamë

Mijëra veteranë kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar t’i mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të koordinohet me Millan Radojçiçin.

Ata kërkuan nga presidentja e vendit të mos dekretojë ligjin për pagën minimale, për të cilin thanë se po diskriminon ish luftëtarët, në të kundërtën paralajmëruan protesta të vazhdueshme para institucioneve të Kosovës.

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti tha se të drejtat nuk po mohohen nga regjimit serb por nga Qeveria për të cilën kanë luftuar.

“Kjo Qeveri e kjo shumicë me direktiva të Radojçiqit, i la jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së. Jemi çudit vetëm me deputetët veteranë të cilët me votën e tyre i kanë tradhtuar shokët e luftës, sa për të tjerët dihet çka mendojnë për UÇK-në. I bëjmë thirrje presidentes, Vjosa Osmani mos ta dekreton ligjin që i përbuz veteranët e UÇK-së, përndryshe do të përballën me neve me protesta të vazhdueshme, nëse është nevoja do të qëndrojmë para qeverisë, por nuk do të lejojmë të shkelemi dhe të shtypemi…….Veteranët e UÇK-së nuk e kanë ulur kokën, gjithmonë kemi qëndruar ballë hapur, andaj armikut edhe sot po i qëndrojmë krenar për të drejtat tona dhe për të kundërshtuar këtë qeveri që po na trajton me kokën e saj në Serbi, duke marrë direktiva nga njerëzit e Aleksandër Vuçiqit e Sllobodan Millosheviqit. Këta nuk i kanë provuar istikamët, nuk na dinë, nuk na besojnë, këta gjuhë me gjuhë e Radojçiqin po tentojnë ta përcaktojnë fatin e Kosovës. Nuk është çudi më lehtë me mercenar, pati deklaruar ministri i financave”, tha ai.

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta ndryshoj qasjen ndaj veteranëve dhe të gjitha shoqatave të dala nga lufta, në të kundërtën u ka thënë veteranëve se duhet të organizohen protesta që nuk do të lejojnë kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë.

Qerkini para protestuesve tha se kjo protestë është e vogël se si duhet të jenë të tjerat nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Unë e di që krejt Kosova është për liri, kush po del të mos i për të mos i mbështet këta, kush është ai që nuk po i mbështet, a duhet ta them haptas. O ju që po na udhëhiqeni, o jo që ia dhatë votat mbi 50 përqind, ku jeni për këtë popull. Çka ju duhet edhe diçka me iu thënë, ruanu se ju nuk dini çka është liria, ju dini veç me gënjyer, ju dini veç me mashtru, ju jeni veç me na shëmtuar edhe më zi se që na ka shëmtuar deri më sot ata gjakpirësat e tmerrit të 98, 99. Tmerr po jetojmë me kë, e kemi gëzuar një liri të cilën edhe ne po e dëmtojmë. Kush janë ata, ata që po thonë se veteranët nuk kanë të drejt me marrë një pagë normale, nuk kanë drejt me marrë frymë normal, nuk kanë drejt me jetu, nuk kanë drejt fëmijët t’i shkollojnë. Kush është ai që po na pengon, mosni vëllezër….ju kisha lut shqiptarëve në karrige të buta, tu ladru (shtetit) nëpër krejt Evropën dhe botën, kthehuni këtij populli dhe rehatoni popullin. Lutem që ai që është për mos ta rehatuar popullin, mos u rehatoftë në jostakun ku flenë. Unë e përshëndes organizatorin që ka mëndu që të dalim një protestë njerëzore që t’i tregojmë politikës se nuk e ke mirë, ejani kthehuni popullit e lëreni përrallat të cilat nuk shiten më, nuk mund t’i rreni ata që i ke rrejt para dy viteve e gjysmë o zotëri kryeministër, edhe ata janë mbush mend për ta ditë kush është Albin Kurti”, tha ai.

Protestuesit kërkuan që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani kërkuan që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK. Protesta nisi me himnin kombëtar dhe përfundoi e qetë./ Kosovapress

Top Channel

Read Entire Article