Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës/ “E ofendonte me fjalët më të rënda të mundshme”, zbardhet dëshmia e djalit të madh: Babai e dhunonte sistematikisht!

9 months ago 25

Ndërkohë që vijojnë hetimet mbi hedhjen dritë të ngjarjeve që çuan 41-vjeçaren Bedrie Loka drejt vetëvrasjes, gazetarja Klodiana Haxhiaj ka zbardhur për News24 dëshminë e djalit të madh të çiftit.

“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht.
Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai para oficerëve të policisë gjyqësore.

Ndërkohë një dëshmi e tillë bie ndesh me pretendimet Xhelal Lokës, i cili pretendon se e donte bashkëshorten e tij dhe se gjithçka ka ndodhur vetëm si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article