Kjo është makina “futuriste” e quajtur “Lo Res” që duket si një anije kozmike e jashtëtokësorëve.
Vetura u krijua nga kompania e këpucëve “United Nude” me bazë në SHBA si një automjet promovues, transmeton Telegrafi.
Modeli u projektua nga themeluesi i kompanisë, Rem D. Koolhaas i cili e skicoi duke u frymëzuar paksa nga Lamborghini Countach.
@petersen_museum The famous Lo Res car! Have you seen this car before? #thepetersen #petersenmuseum #lores #art #a #b #c #d #losangeles ♬ original sound – Petersen Automotive MuseumLo Res është një veturë plotësisht elektrike dhe nuk ka dyer por që hapet sikurse një guaskë.
Shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 48 kilometra në orë. /Telegrafi/