Veturës së vjedhur i vendosi targa letre të shkruara me stilolaps, policia arreston gruan në Kaliforni – imazhi bëhet viral

9 months ago 19
Reklamë

Një grua në Kaliforni u arrestua pasi u kap me targa të falsifikuara, që i kishte shkuar vetë në një letër dhe i kishte ngjitur në veturë me shirit ngjitës.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo këtë veprim e bëri në veturën e vjedhur dhe mendonte se me këto “targa” do të mashtronte policinë, transmeton Telegrafi.

Angel Rachiene Bolton, 38-vjeç, u arrestua të premten nga policia në Benicia të Kalifornisë, për targat bizare që i kishte vendosur në pjesën e pasme të veturës, duke i shkruar disa numra me stilolaps në një copë letër dhe i kishte ngjitur me shirit ngjitës.

“Në e dimë se nuk jemi superheronj, por targa të tilla nuk mund të mashtrojnë askënd”, ka shkruar në Facebook, policia e Benica.

Fotografia e kësaj “targe” është publikuar në internet dhe prej atij momenti është bërë objekt tallje, e imazhi u bë viral. /Telegrafi/

Read Entire Article