VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, shoferi i furgonit humb kontrollin dhe përfundon në Shkumbin

4 weeks ago 6
Reklamë

Një aksident i rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur paraditen e sotme.

Vizio Plus mëson se shoferi i një mjeti tip furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Murras përgjatë aksit Elbasan-Peqin.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article