VIDEO/ Aksident në Fier, shoferja 31-vjeçare përplas dy kalimtarë, transportohen në spital

11 months ago 17
Reklamë

Një aksident është regjistruar sot në Fier, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article